Skip to content

VIDEOLAJM/ “Rini e dëshpëruar!”, mesazhet pikante që vijnë nga protesta e studentëve para Kuvendit, ironia me kërkesën e Ramës për ‘dialog’

Rama 11

Të rinjtë e mbledhur në protestë para Kuvendit kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes mbishkrimeve në rrugë dhe pankartave.

“Desperate Youth” – “Rini e dëshpëruar”, është një prej mbishkrimeve që bie në sy pranë vendit të tubimit.

Në protestë shfaqet edhe një pankartë me fotografinë e kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës të rinjtë ironizojnë ftesën e tij për dialog. Mesazhi vë në shënjestër kushtet që, sipas protestuesve, kreu i qeverisë vendos ndërsa u kërkon të dialogojnë.