Një nënë nga qyteti i rrethuar i Taizit në Jemen është bërë simbol i qëndresës dhe rezistencës kundër vështirësive të luftës, duke mbajtur trupin e vajzës së saj në krahë, duke u ngjitur në shtigje të vështira malore për në Malin Sabr, për t’i ofruar asaj një varrim dinjitoz.
Imazhi i gruas shkaktoi emocione në të gjithë vendin, me shumë jemenas që shprehën mbështetjen e tyre për tragjedinë që ajo përjetoi në dy ditët e fundit.
Nëna humbi vajzën e saj, Musira, si dhe bashkëshortin e saj 65-vjeçar, Mohammed Qassem Ali Abdullah al-Naqib, në sulmet që u atribuohen rebelëve huthinj kundër fshatit Al-Adhan, në zonën Al-Nidani të provincës Sabr al-Mawadim.
Pavarësisht rrethimit nga huthinjtë dhe kushteve jashtëzakonisht të vështira të udhëtimit, gruaja refuzoi të hiqte dorë nga përpjekja e saj për të varrosur vajzën e saj me dinjitet.
Kështu, ajo mori trupin e saj dhe filloi ngjitjen e mundimshme në shtigjet e malit Sabr.
This is not in Gaza; it is in Yemen. The perpetrators of this crime are the Iranian-backed militias in Yemen, not Israel.
A Yemeni mother carries her daughter’s body on her back after the Houthis killed her along with her elderly father in the village of Al-Adin, in the Saber… pic.twitter.com/Ll14xfGzNU
— The Middle East (@A_M_R_M1) October 20, 2026
Ndaj, fotot e nënës duke mbajtur vajzën e saj të vdekur u shpërndanë gjerësisht midis jemenasve, duke shkaktuar një valë emocionesh dhe mbështetjeje.
Shumë folën për dhimbjen e padurueshme të gruas, por edhe për forcën që ajo tregoi përballë rrethimit. Disa madje krijuan një përfaqësim artistik të imazhit të saj, duke i dhënë titullin “Monumenti i Qëndrueshmërisë”.

Të tjerë sugjeruan riemërtimin e Malit Sabr në “Mali i Qëndrueshmërisë”, në nder të nënës dhe këmbënguljes së saj për t’i dhënë vajzës së saj një varrim dinjitoz.
Taizi nën rrethim që nga viti 2015
Tragjedia ndodhi ndërsa Taizi, qyteti i tretë më i madh i Jemenit për nga popullsia, vazhdon të përballet me një rrethim të imponuar nga huthnjtë që nga viti 2015. Qyteti ndodhet në jugperëndim të vendit, në rrëzë të Malit Sabr.
Huthinjtë kanë bllokuar rrugët kryesore që lidhin Taizin me provinca të tjera, duke përfshirë rrugët për në Sanaa dhe Hodeidah.
Për shkak të bllokadës, banorët janë të detyruar të përdorin rrugë alternative përmes zonave të vështira malore për të lëvizur ose për të transportuar mallra bazë.
Rrethimi dhe sulmet ndaj linjave të furnizimit kanë shkaktuar një mungesë të madhe të ujit të pijshëm, një rritje të ndjeshme të kostos së ushqimit dhe vështirësi të mëdha në aksesin ndaj ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.
