Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e prokurorisë së Elbasanit, Enkelejda Millonai.
Millonai është edhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
Ndërkohë bëhet me dije se në seancën dëgjimore, në KPK drejtuesja e prokurorisë së Elbasanit ka rezultuar pa probleme në kriteret e pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.
Drejtuesja e prokurorisë së Elbasanit Millonai u hetua nga një trupë gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, me anëtare Brunilda Bekteshi dhe relator Roland Ilia.
