Skip to content

“Korrupsioni kërcënues për shoqërinë, studentët nuk ndalen”/ Mjeku, Renato Osmenaj: Rama ka zegjinezuar një sistem të tërë, si mund të qëndrojnë në Parlament…

prime 24

Mjeku Renato Osmenaj ka kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe situatën politike në vend, duke komentuar protestën e studentëve dhe ndikimin e korrupsionit në shoqëri.

I ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, Osmenaj u shpreh se, sipas tij, shoqëria është kthyer në një situatë ku qytetarët ndihen të kërcënuar,

Mjeku vlerësoi qëndresën e studentëve, duke u shprehur se ata nuk po tërhiqen nga protesta, ndërsa paralajmëroi për atë që e cilësoi si rrezik të përhapjes së analfabetizmit.

Osmenaj u ndal edhe te korrupsioni, duke argumentuar se kriminalizimi i shoqërisë përmes tij krijon pasiguri te mjekët dhe te qytetarët e ndershëm.

“Jemi duke mbivlerësuar një të sëmurë psiqik . Ne të gjithë jemi bërë pengu i tij, ai del me maskën e Zegjines, Sara Miles, Toni Gogut…Ky ka zegjinezuar një sistem të tërë, edhe opozitën. Nuk e di se si rrinë këta në Parlament. Këta studentë janë si yje, nuk ndalojnë ata. Po futemi në analfabetizëm. Kriminalizimi i shoqërisë nëpërmjet korrupsionit i bën të ndjehen të kërcënuar mjekët dhe çdo individ të ndershëm. Këtu ministres i çojnë mesazhe falënderimi për diçka që ata se kanë bërë kurrë”, tha ai.