Skip to content

I akuzuar për vrasjen e Egli Progës, arrestohet Denis Meçe, shkeli arrestin në shtëpi

Denis Mece Egli Proga

Denis Meçe, i pandehuri në procesin gjyqësor për vrasjen e Egli Progës, është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Sipas burimeve, Meçe është konstatuar nga policia rreth 300 metra larg banesës së tij, teksa po kthehej në shtëpi. Lëvizja e tij është në kundërshtim me masën e sigurisë të caktuar nga gjykata.

Denis Meçe është i dyshuari kryesor për vrasjen e Egli Progës dhe, së bashku me të pandehurit e tjerë në këtë çështje, ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Arrestimi i tij vjen në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë të vendosur nga gjykata, ndërsa priten detaje të mëtejshme mbi procedurat që do të ndiqen ndaj tij.