Skip to content

Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet vendimi për mbylljen e hetimeve

800 0 1793176609x1792479331 belindaballuku 827

Ish-zëvendës kryeministrja Belinda Balluku dhe avokati i saj Ardian Kalia janë paraqitur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30 në SPAK.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Balluku është thirrur në SPAK që t’i komunikohet mbyllja e hetimeve. Së shpejti dosja do të transferohet në Gjykatën e Posaçme.

Mbi ish-zv.kryeministren rëndojnë 5 akuza për 15 krime të kryera.