Ka nisur marshimi i studentëve drejt Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestave kundër qeverisë.
“Studentët kërkojnë revolucion” është thirrja që shoqëron marshimin e tyre, ndërsa të rinjtë vijojnë të kërkojnë ndryshime dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
Studentët janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit, ku pritet të vijojnë protestën kundër qeverisë, ku kërkojnë dorëheqjen e Ramës.
