Skip to content

Studenti i Mjekësisë: Shqiptarët janë zgjuar, kjo është shpresë e re për rininë! Nuk ka dialog me krimin, vetëm dorëheqje

studenti 10

Një student i Mjekësisë, i pranishëm në protestën e studentëve, është shprehur për News24 se mobilizimi qytetar përfaqëson një shpresë të re për rininë shqiptare. Ai kritikoi ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve, duke pretenduar se përdorimi i gazit lotsjellës dhe i plumbave të gomës ndodh kur efektivët ndihen të rrezikuar nga turma dhe nga shpresa që përfaqësojnë të rinjtë.

Studenti i cilësoi kërcënimet me masa penale si përpjekje për të frenuar protestën, ndërsa theksoi se kërkesat e tyre janë të qarta: dorëheqja e qeverisë, krijimi i një qeverie teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme.

“Shqiptarët janë zgjuar, kjo është një shpresë e re e rinisë. Ndërhyrja e Policisë ka qenë e pavend. Kur nuk bëhet asnjë provokim ndaj turmës, nuk ndodh asgjë. Sa herë që policët ndihen në rrezik nga turma dhe shpresa e të rinjve, përdorin gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës. Ato masa penale janë kërcënime të kota për të ndalur rininë. Nuk ka dialog me krimin, vetëm dorëheqje, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.”