Skip to content

Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj mbërrin në burgun e Fierit

Veliaj ne burgun e Fierit1

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në burgun e Fierit, pas një vendimi të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit 2025 qëndronte në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit në kuadër të hetimeve të SPAK, tashmë do të mbahet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier.

Sipas informacioneve, vendimi për transferimin është marrë nga autoritetet e burgjeve dhe nuk ka ardhur si rezultat i një kërkese nga vetë kryebashkiaku.

Arsyet që kanë çuar në këtë lëvizje nuk janë bërë ende publike nga institucionet përkatëse.