Skip to content

Rinis seanca në Kuvend, demokratët nuk ulen në vendet e tyre: Jepi fjalën Berishës! Peleshi: Pushim deri në lirimin e foltores

1222

Ka rinisur seanca plenare në Kuvend, ndërkohë që opozita vijon të bllokojë foltoren.

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka kërkuar që demokratët të ulen në vend në mënyrë që seanca të vijojë normalisht, por demokratët kërkojnë që fjala t’i jepet kreut të PD

Sali Berisha, të cilit Peleshi i hoqi fjalën për ditën e sotme, pas thirrjeve sipas tij për dhunë.

Pas debateve mes Pelshit dhe deputetëve, kreu i Kuvendit ka ndërprerë seancën deri në lirimin e foltores