Kryeministri i Kosovës Albin Kurti befasoi së fundi me një frazë tipike të ligjërimit islam kur është fjala për nderimin e dikujt të ikur nga kjo botë me jetë prej besimtari.

Duke e marrë fjalën në aktivitet të organizuar nga BIK mbi historinë e medreseve në hapësirat shqiptare, Kurti shprehu keqardhje dhe njëherësh vlerësime për Bahri Simnicën, ish-drejtorin e Medresesë Alaudin në Prishtinë, i saposhkuar në botën tjetër, duke thënë: “Inshallah bashkë në xhenet”.

Kështu, Kurti ngjau për një moment si një tipik besimtar, ku dhe vetes ia uron xhenetin – parajsën në botën tjetër, edhe pse nuk renditet te besimtarët klasikë. Për më tepër, kjo ndodh teksa ai po shtyn për miratim në Kuvend një projekligj problematik të Kodit Civil, aty ku tre nene i hapin rrugë, thënë ndryshe, ca flliqësive ta padurueshme njerëzore në fushën e moralit, siç janë martesat e të njëjtës gjini. Për këtë, ai po kritikohet e kundërshtohet fuqishëm nga të gjithë zërat e besimit islam në Kosovë.
Kështu, brenda një njeriu shfaqet herë besimtari e herë pabesimtari, ku vështirë të kuptohet se kush është i vërteti.
Pra, do xhenetin por promovon ligje që të çojnë në xhehnem. Ai është i vetëdijshëm për këtë?!
Dhe kjo shfaqje paradoksale e kryeministrit të Kosovës po ndodh në një kohë paradoksale për vetë shoqërinë kosovare. Teksa një valë e madhe islamofobie ka shpërthyer në këtë shoqëri me mbi 90 përqind muslimanë, me në krye një lëvizje të çarturësh të quajtur “e Deçanit”, xhamitë sa vijnë e mbushen cytaz me rini. Pra rini, jo pleqëri!
