Skip to content

Opozita refuzoi ftesën e presidentit për datën e zgjedhjeve, përfundon takimi i Ballës me Begajn

Balla Begaj1

Partitë opozitare kanë refuzuar të marrin pjesë në konsultimet e thirrura nga presidenti Bajram Begaj për përcaktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Edhe Partia e Lirisë ka vendosur të mos i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të shtetit. Përfaqësuesi i saj, Tedi Blushi, deklaroi se kjo forcë politike nuk do të bëhet pjesë e një procesi të tillë konsultimi.

Blushi argumentoi se, në kushtet kur studentët ndodhen në protestë dhe po kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre, nuk është e përshtatshme që partia të marrë pjesë në diskutimet për kalendarin zgjedhor.

Ndërkohë, ka përfunduar takimi mes Bajram Begajt dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kreu i shtetit ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e forcave politike për të diskutuar mbi datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore.