Skip to content

“Bojkotoni mësimin!”/ Studentët vijojnë marshimin në fakultete, futen te Shkencat e Natyrës: Bashkohuni me ne!

shkencat e natyres

Protesta e studentëve vijon në ambientet universitare, ku të rinjtë po u bëjnë thirrje kolegëve të tyre t’i bashkohen lëvizjes dhe të bojkotojnë procesin mësimor.

Pas protestës në Fakultetin e Drejtësisë, studentët janë drejtuar drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku kanë hyrë në ambientet e tij duke bërë thirrje për bojkotimin e mësimit.

“Bojkotoni mësimin!”, “Na u bashkohuni!”, janë thirrjet që protestuesit u drejtojnë studentëve të tjerë, në përpjekje për të zgjeruar pjesëmarrjen në protestë.