Pas homazheve të zhvilluara në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, diplomati i njohur Bashkim Zeneli është përcjellë mes duartroktitjeve për në banesën e fundit.
Gjatë homazheve, personalitete të politikës, diplomacisë dhe miq të tij shprehën nderimet e fundit, duke kujtuar kontributin e Zenelit në shërbim të diplomacisë shqiptare dhe përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Në homazhe morën pjesë edhe Presidenti i Focus Media News, Z.Irfan Hysebelliu dhe Zv/Presidentja, Znj.Fabiola Hysenbelliu.
Bashkim Zeneli mbahet mend për karrierën e tij diplomatike, veçanërisht për shërbimin si ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi. Të pranishmit vlerësuan përkushtimin e tij ndaj profesionit dhe kontributin në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke e cilësuar si një figurë të rëndësishme të diplomacisë shqiptare.
