Skip to content

Seanca në GJKKO, Erion Veliaj refuzon të marrë pjesë në gjyq, letër gjyqtares së çështjes: Do të paraqitem kur…

erion veliaj 1

Erion Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë ne seancën e sotme. Veliaj përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca.

Kryebashkiaku i ka dërguar një letër gjyqtares së çështjes, ku refuzon që të marrë pjesë. Veliaj ka thënë se “Do vij kur të më lejojnë të qëndroj në sallë e jo në kafaz”.

Letra e Erion Veliajt do të lexohet në seancën në GJKKO.