Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kocul të Vlorës, ku ka humbur jetën elektricisti Altin Petanaj.
Mësohet se ai është goditur nga rryma elektrike gjatë kohës që ishte duke kryer punën, duke mbetur pa shenja jete.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.
