Skip to content

EMRI/ Grabitja e bankës në Komunën e Parisit, arrestohet 50-vjeçari nga Vlora, kishte marrë shtëpi me qira në Tiranë dhe…! Pamje nga arratisja

Capture 93

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Në pranga ka rënë Robert Duka, 50 vjeç, nga Vlora, i cili dyshohet se është autori i grabitjes së ndodhur pak ditë më parë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra.

50-vjeçari u arrestua nga policia pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë. Grabitësi kishte marrë shtëpi me qira në Tiranë, ku dhe fshihej. Gjatë grabitjes, autori arriti të marrë rreth 60 mijë euro nga banka. Pas hetimeve dhe veprimeve policore, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 50-vjeçarit, i cili tashmë do të përballet me akuzat përkatëse.