Skip to content

Ja si reflektohet një regjim racist te sjellja e turistëve të tij…

images

Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ka shkaktuar indinjatë të madhe publike, pasi tregon një turist izraelit në Sri Lanka duke qeshur teksa shtyn me dhunë një udhërrëfyes vendas nga varka në ujë.

Ky gjest poshtërues ndaj një punonjësi lokal që po kryente detyrën e tij, nuk është aspak një incident i izoluar, por dëshmi e një arrogance në rritje që po shoqëron sjelljen e vizitorëve nga ky shtet në destinacione të ndryshme të botës.

Sjellje të tilla nuk lindin nga hiçi. Kjo arrogancë e paturpshme dhe ky ndjenjë superioriteti ndaj popujve të tjerë janë produkt i drejtpërdrejtë i ambientit dhe shtetit nga vijnë këta individë.

Një regjim racist dhe gjenocidal që prej dekadash ushqen dehumanizimin e të tjerëve, duke nxitur një kulturë përbuzjeje që tani po shfaqet hapur kudo nëpër botë.

Kur shoqëria dhe strukturat shtetërore të origjinës normalizojnë dhunën dhe mosrespektimin e jetës apo dinjitetit të tjetrit, nuk është çudi që qytetarët e tyre ta pasqyrojnë këtë mentalitet edhe gjatë pushimeve në vende të huaja, duke i trajtuar vendasit si qenie të dorës së dytë.

Nuk është çudi gjithashtu që akte të tilla të përsëritura po i kthejnë këta turistë në persona të papërshtatshëm dhe të padëshirueshëm.

Shtete si Indonezija dhe Tajlanda tashmë kanë nisur të zbatojnë rregullore të posaçme kufizuese, gjoba dhe masa të rrepta administrative për të frenuar sjelljet e tyre të papranueshme dhe për të mbrojtur komunitetet e tyre nga ky agresion kulturor e njerëzor.

Ky fenomen fatkeqësisht nuk e ka anashkaluar as Shqipërinë, ku gjatë sezonit turistik të verës që shkoi u konstatuan disa raste shqetësuese me sjellje arrogante të turistëve izraelitë ndaj punonjësve të shërbimit dhe banorëve lokalë.

Kur turizmi keqkuptohet si një mundësi për të shkelur mbi rregullat dhe djersën e tjetrit, ai humbet çdo kuptim fisnik.

Përballë kësaj fryme, institucionet dhe shoqëria jonë duhet të tregojnë vigjilencë dhe standarde të qarta ligjore, duke treguar se mikpritja shqiptare nuk është kurrë ftesë për t’u fyer apo për të toleruar racizmin dhe arrogancën e kujtdo qoftë.

Në vijim të këtij realiteti, nuk mund të lësh pa përmendur edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare, e cila fatkeqësisht vazhdon të tregohet tejet servile ndaj Tel Avivit.

Ndërkohë që qytetarët e thjeshtë dhe komunitetet ndërkombëtare dënojnë sjelljet raciste e gjenocidale dhe arrogancën që shfaqet kudo, ekzekutivi ynë zgjedh një heshtje shurdhuese dhe një politikë servilizmi të pajustifikueshëm.