Skip to content

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

nafta 3

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit të naftës me 3 lekë për litër.

Sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, 11 nëntor 2026, nafta do të tregtohet me një çmim maksimal prej 205 lekësh për litër, nga 208 lekë që ishte më parë. Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është përcaktuar në 164 lekë për litër.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në vendimin e ardhshëm të Bordit. Autoritetet paralajmërojnë se subjektet që nuk do të zbatojnë çmimet e përcaktuara rrezikojnë pezullimin e aktivitetit.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë  11 Nëntor 2026, vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  193 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 164 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 152 lekë/litër.

🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 ora  14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.