Skip to content

Kuvendi rrëzoi presidentin, Meta flet si opozita përmes zëdhënësit: Mocioni i çunave të Shijakut do marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët

meta

Teksa Kuvendi rrëzoi me 100 voto pro dekretin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve, ky i fundit ka reaguar përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi 

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkuan se kreu i shtetit është zgjedhur nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. 

 “Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi.  

Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës.  

Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. 

 Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Europa!”, thekson zëdhënësi i Presidentit. ()