Skip to content

“Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar

lubonja 4

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka komentuar Asamblenë e Partisë Socialiste, që pritet të mbahet ditën e shtunë, duke shprehur skepticizëm për zhvillimet dhe vendimmarrjen brenda forcës politike në pushtet.

Lubonja e cilësoi PS-në si një parti të ndërtuar mbi kultin e një personi, duke pretenduar se një pjesë e mirë e përfaqësuesve të saj janë thjesht figura pa fuqi reale vendimmarrëse.

Sipas analistit, vendimet e rëndësishme të kryeministrit Edi Rama nuk merren vetëm brenda strukturave zyrtare të partisë, por ndikohen edhe nga aktorë të tjerë jashtë tyre.

Duke u ndalur te përplasja mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, analisti tha se raporti mes tyre mund të komentohet politikisht, por theksoi se pozitat e dy personazheve janë krejt të ndryshme.