Skip to content

Veliaj prezanton pamje nga Maratona e Tiranës, mesazhi i kryebashkuiakut: Mos u dorëzo, beso tek forca jote. Rruga drejt finishit ka sfidat e veta

Maratona1

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamje nga Maratona e Tiranës, që mbahet sot më 15 nëntor.

Përpos publikimit të pamjeve, Veliaj ka dhënë edhe mesazhe. Ai shprehet se nuk duhet që të dorëzohemi e të besojmë tek forca jonë.

Veliaj thekson se ‘rruga drejt finishit ka sfidat e veta’.

Postimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta.

Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise.

Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara! Sepse, siç është e rëndësishme të mbërrish në finish, po aq është edhe të mos heqësh dorë nga rrugëtimi yt.

Suksese!