Skip to content

“Rama na shet gënjeshtra. Protesta? Duhet të krijohet një partie e re”/ Lubonja ironizon Majkon: I paska ikur dhimbja e dhëmballës që foli

lubonja a

Analisti Fatos Lubonja ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se paraqet një realitet të shtrembëruar për Shqipërinë, ndërsa qytetarët vijojnë të largohen nga vendi.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Lubonja ironizoi krahasimet e Ramës me Suedinë dhe deklaratat për nivelin e besimit, duke theksuar se gjatë qeverisjes së tij gjysma e shqiptarëve janë larguar nga vendi.

“Ky na krahason me Suedinë dhe thotë se tek ne perceptimi i besimit është shumë i lartë. Gjatës kohës së këtij njeriu ka ikur gjysma e shqiptarëve dhe po vazhdojnë të ikin. Ky del dhe na nxjerr këto gënjeshtra. Çfarë t’i thuash?!, tha ai.

Lubonja komentoi edhe zhvillimet në Asamblenë e Partisë Socialiste, duke e përshkruar atmosferën si një situatë nënshtrimi dhe mungese lirie për të shprehur mendimin personal.

“Guxoni dhe mendoni dhe shprehuni me kokën tuaj. E patë se si rrinin atje, si funeral. Të gjithë rrinin të nënshtruar…Ky është regjimi distopik ku gënjeshtra mbretëron. Ky na thotë jetoni në gënjeshtrën që kam ndërtuar unë dhe nënshtrohuni”, u shpreh Lubonja.

Lubonja komentoi dhe reagimin e Pandeli Majkos lidhur me deklaratat e pretenduara në Asamblenë e PS, për të cilat Majko në një reagim të tij sqaroi se nuk ka folur për video seksuale, por për çështje korrupsioni.

Lubonja ironizoi duke kujtuar një deklaratë të Pandeli Majkos të bërë më herët, i cili shprehet se nuk kishte reaguar ndaj një situate, sepse ‘kishte pasur problem me dhëmballën’.

“Kush janë këto video? Majko ka qenë më i fuqishëm se ky, ky i bënte servilizma Majkos dikur…Por Majko ju kujtohet kur shprehej, kam pasur problem me dhëmballën ndaj nuk fola, tani i ka ik dhëmballa…Kontakte të papërshtatshme por të kujt? E gjithë Shqipëria e di që kontaktet kryesore të papërshtatshme I ka kryeministri i Majkos. Kemi folur disa herë për dosjen Aruba. Dhe nuk ka nxjerrin dot se kush ishte zyrtari I qeverisë? Pse nuk e nxjerrin? Po Majko e di? Po kryeministri përse nuk e thotë? Nuk e thotë sepse e gjitha të çon tek ky”, tha ai.

I ndalur te protesta, Lubonja tha se protesta duhet të vetëorganizohet se të krijoht një parti e re.

“Ky është një proces dhe po arritëm të krijojmë atë kulturë duke nisur edhe nga përvoja e madhe që na nxorri në shesh, nuk ke më nevojë të bësh goditje revolucionare sepse e rrëzon vetëm masa, këtë njeri që thotë vetëm gënjeshtra…”, u shpreh ndër të tjera Lubonja.