Skip to content

Dita e 172-të radhazi e protestave kundër qeverisë, protestuesit marshojnë drejt Kryeminsitrisë

432423324324

Protestuesit që kundërshtojnë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama janë zhvendosur në marshim drejt Kryeministrisë, pas tubimit të nisur më herët para Ministrisë së Arsimit, teksa dita e sotme shënon ditën e 172-të radhazi të protestave.

Me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për largimin e kryeministrit, protestuesit kanë lënë pas godinën e Ministrisë së Arsimit dhe janë drejtuar drejt selisë së qeverisë, ku pritet të vijojë protesta.

Marshimi vjen si pjesë e kundërshtimit të tyre ndaj qeverisjes së Edi Ramës, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të artikulojnë pakënaqësitë përmes parullave dhe thirrjeve kundër mazhorancës.