Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka përcjellë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dosjen për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës.
Dyshimet e Prokurorisë janë se pas kësaj ngjarjeje qëndron një grup i strukturuar kriminal. Sipas hetimeve, në skemën e vjedhjes mund të jenë përfshirë edhe ish-zyrtarë, të cilët aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar.
Për këtë çështje janë arrestuar më herët ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.
Tashmë dosja do të shqyrtohet nga SPAK, për shkak të dyshimeve mbi përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal dhe të personave që sot mund të kenë imunitet parlamentar.
