Skip to content

“Reforma territoriale dhe decentralizimi, në fokus të vitit 2027”, ministri Demo: 1.8 miliardë lekë për rindërtimin në Tiranë

werewrewrewr

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se reforma territoriale dhe decentralizimi do të jenë ndër prioritetet kryesore të vitit 2027. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se vijojnë ende një sërë angazhimesh të financuara nga buxheti i vitit 2026, ndërsa bëri me dije se 1.8 miliardë lekë nga fondi prej 5 miliardësh të parashikuar për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 do t’i akordohen Bashkisë së Tiranës.

Demo nënvizoi gjithashtu se në vitin e ardhshëm do të vijojë financimi i grantit të performancës me 200 milionë lekë, me synimin për t’u dhënë bashkive më shumë mundësi për të ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve që ofrojnë.

Në përfundim, ministri u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin projektbuxhetin e vitit 2027.

“Reforma territoriale do të zërë një vend të rëndësishëm në 2027. Sot miratojmë edhe kohëzgjatjen e komisionit të posaçëm të reformës. Në 2027 vazhdojmë me grantin e performancës që do të financohet me 200 mln lekë dhe i bën bashkitë të kenë impakt direkt në shërbimet që ofrojnë. Decentralizimi do të jetë fokusi në 2027.

Buxheti i shtetit kishte planifikuar në 2026 5 mld lekë për dëmet nga tërmeti 2019. 1.8 mld lekë do t’i akordohen bashkisë Tiranë për të përshpejtuar buxhetin e rindërtimit. Ne duhet ta marrim në konsideratë këtë projektbuxhet dhe vota duhet të jetë po nga të gjithë”, tha Demo.