Skip to content

“30 mln euro të grabitura në Bashkinë e Durrësit për 2 vite”, Igli Cara: Ujin që e paguajnë taksapaguesit shqiptarë, e merr Alabbari

Cara1

Deputeti i PD-së Igli Cara, në fjalën e tij në parlament deklaroi se në Bashkinë e Durrësit janë bërë abuzime të papara.

Cara u shpreh se në Bashkinë e Durrësit janë bërë abuzime rreth 30 mln euro për vetëm dy vite. Ai tha se dhe ujin, që e paguajnë taksapaguesit shqiptarë, e merr Alabbari.

Më tej, Cara deklaroi se qytetarët çfarë nuk kanë duruar nga kjo qeveri, por se ka ardhur situata, aty ku kryeministri ka vetëm një rrugë, të ikë.

Igli Cara: 30 milionë euro, jo pak, vetëm për dy vite nga Bashkia e Durrësit janë abuzuar.

Kjo nuk është pak. Prandaj Durrësi vuan nga përmbytjet, vuan nga korrupsioni galopant, vuan nga ndërtimet e Ramës, kemi një port, ku po ndërtohen kullat e Alabbarit. Edhe ujin e ka kërkuar Alabari.

Të gjithë shpenzimet e ujit paguhen nga shqiptarët dhe ia kanë dhënë Alabbarit. Çdo gjë shkon për miqtë e Ramës. Kemi duruar dhimbjen e largimit të të rinjve, kemi duruar skandal pas skandali, premtim pas premtimi, ndërsa llogaridhënia shtyhet pa fund. Durimi ka shkuar deri në shkelje të dinjitetit, duhet të largojmë atë.