Skip to content

Plagosja me thikë në Korçë, policia jep detaje: 30-vjeçari u lëndua gjatë një konflikti në rrugë

ambulance policia naten e1642719876667 500x269 1

Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas njoftimit zyrtar, i riu është paraqitur në spital rreth orës 18:30, pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës gjatë një konflikti të çastit në rrugë.

Autoritetet bëjnë të ditur se 30-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Më herët, nga të dhënat paraprake u bë e ditur se Brisku kishte marrë plagë në sup dhe në kurriz. Ai dyshohet se ka deklaruar se është goditur nga disa persona, të cilët nuk i njihte.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.