Pamjet e para nga vendi ku u vra Selami Hasani në Fier kanë dalë në dritë. Në zonë vihet re prania e forcave të policisë, të cilat kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
Ngjarja e rëndë u regjistrua këtë të hënë, më 23 nëntor, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Selami Hasani. Raportohet gjithashtu për një person tjetër të plagosur, i cili dyshohet se është vëllai i viktimës.
Sipas informacioneve paraprake, Hasani dyshohet se kishte qenë i përfshirë në një vrasje të ndodhur vite më parë, ku humbi jetën një familjar i Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.
Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
