Skip to content

Atentati në Fier/ Brenda mjetit të djegur në Dërmenas gjenden dy armë zjarri

korce makina e djegur

Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e Selami Hasanit në Fier.

Mësohet se brenda makinës që u gjet e djegur në fshatin Dërmenas janë gjetur dy armë zjarri.

Kujtojmë se sot në oborrin e banesës së tij u ekzekutua Selami Hasani në qytetin e Fierit. Gjithashtu, u plagos dhe nipi i tij.

Hasani dyshohet se ka vrarë nipin e Ben Qimes vite më parë dhe se kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.