Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me spitalin ku do të kryhet ndërhyrja e tij kirurgjikale.
Veliaj ka kërkuar që operacioni të mos kryhet në spitalin e Fierit, ku ndodhet aktualisht në paraburgim, por çështja nuk është në kompetencën e GJKKO-së.
Në përgjigjen e saj, Gjykata e Posaçme sqaron se organizimi dhe garantimi i shërbimit shëndetësor për personat e paraburgosur dhe të dënuar është përgjegjësi e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bazë të ligjit për trajtimin e kësaj kategorie personash.
vijon/…
