Skip to content

“S’më lejuan ta takoja në burg, duhet të konsultohem”/ Ndreca në GJKKO: Veliaj lëviz me paterica! Ols Dado: Seanca të vijojë, nuk e ka të pamundur pjesëmarrjen

1769153813 4

Po mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili, përmes një letre, ka shpjeguar arsyet përse nuk mund të jetë i pranishëm në proces. Ai i është referuar dëmtimit të këmbës dhe nevojës për ndërhyrje kirurgjikale.

Në deklaratën e lexuar në gjykatë, Veliaj është shprehur se dëshiron të marrë pjesë në proces, por gjendja e tij shëndetësore nuk ia mundëson praninë fizike.

Ndërkohë, avokati i tij, Plarent Ndreca, ka deklaruar se kryebashkiaku ka shprehur vullnetin për të qenë pjesë e seancës, por gjendja shëndetësore nuk ia lejon këtë.Nga ana tjetër, prokurori Ols Dado ka kërkuar që seanca të vijojë, duke argumentuar se nuk provohet pamundësia e Veliajt për të marrë pjesë në procesin gjyqësor.

Ndreca: Nuk jemi në kushtet për të vijuar seancën, pasi Veliaj ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë. Tentova dje ta takoja dhe nuk jam lejuar nga IEVP Fier. Kam kërkuar shpjegime dhe nuk më janë dhënë. E kam të pamundur ta vazhdoj mbrojtjen pa u konsultuar me klientin. Janë disa elemente që duhet t’i konfirmoj me të. Ne e kemi bërë të qartë të gjithë kronologjinë e situatës shëndetësore të Veliajt. Kemi kërkuar nga ju të vendosni për këtë histori çnjerëzore.

Gjykata: E ka të pamundur të lëvizë Veliaj? Nuk lëviz fare?

Ndreca: Është me këmbë të thyer, lëviz me paterica gjithë kohës.

Ols Dado: Prokuroria i ka informacionet e veta për këtë situatë. Duhet të vijojë seanca, nuk provohet që e ka të pamundur të marrë pjesë në seancë gjyqësore.

Altin Dumani: Në letër, Veliaj nuk e kushtëzon vijimin e seancës. Herën e fundit për këtë arsye u shty seanca, që mbrojtja të konsultohej me të. Një javë ishte e mjaftueshme që avokati të konsultohej. Nuk më duket situatë serioze, as ligjore. Ne e kemi dërguar çështjen që në shtator 2025 dhe akoma jemi këtu. Shtyrjet janë bërë për shkaqe të të pandehurve apo mbrojtjes. Asnjëherë nuk është bërë shkak SPAK-u. Ne jemi këtu që të gjykohet çështja.