Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Ilir Metën përsa i përket deklaratave të tij se në 30 qershor do të kishte përplasje dhe për këtë arsye sipas presidentit zgjedhjet duhet të shtyhen.

Nga Pusteci Rama tha Iliri duhet te merrej me qetësimin e fallxhores dhe doktorit, duhet të thoshte ndaloni kafen turke dhe mbyllni Lulin në shtëpi.

Gjithashtu gjatë takimit elektoral shefi i qeverisë foli edhe për një mesazh që mori nga homologu i tij maqedonas.

“Dje pata një komunikim me kryeministrin e Maqedonisë dhe i thashë që sot do të isha në Pustec dhe kërkoi t’u lexoja një mesazh që më çoi në telefon, që po e lexoj tani ‘Maqedonia dhe Shqipëria janë dy partnerë të ngushtë, ne punojmë së bashku për të mirën e qytetarëve tanë, shumë shpejt do të jemi aleatë në NATO dhe e ardhmja jonë është në BE. 

Dy kombe dhe njerëz të afërt, maqedonasit dhe shqiptarët. Ne jetojmë së bashku, respektojmë njëri tjetrin, dallimet tona, dhe qëndrojmë krah për krah në të mirë dhe të keq.

Unë besoj se shoku im (Rama) është i angazhuar për të respektuar identitetin kulturor të maqedonasve në Shqipëri. Ashtu sikundër dihet se unë jam i angazhuar të mbroj trashëgiminë kulturore të shqiptarëve në Maqedoni. Unë besoj se ai (Rama) do të punojë bashkë me ju për të përmirësuar shërbimet dhe për të sjellë rritje dhe progres për secilin, ashtu sikur unë në Maqedoni. Të fala Zoran Zarev” ishte mesazhi i tij.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re