Skip to content

Plagoset i riu gjatë protestës në Tiranë, u godit me plumb gome në faqe (VIDEO)

i riu i plagosur ne proteste 433x300 1

Pamje shqetësuese janë regjistruar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, ku një i ri është plagosur pasi dyshohet se është qëlluar me plumb gome nga policia.

Në videon e publikuar shihet i riu me një plagë të hapur në pjesën e mjekrës. Goditja i ka shkaktuar një dëmtim të dukshëm në fytyrë, në faqe, ndërsa pamjet tregojnë edhe pasojat e rënda të plagosjes.

Ngjarja është regjistruar gjatë tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë në kryeqytet.