Skip to content

Shkopi i gomës thyhet teksa efektivi godet protestuesin, pamjet tregojnë dhunën e policisë në protestën e 28 Nëntorit (VIDEO)

polici 1

Pamje të tjera nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë tregojnë momente tensioni gjatë ndërhyrjes së forcave të Policisë ndaj protestuesve.

Në videon e publikuar shihet një efektiv policie duke goditur protestuesit me shkop gome. Gjatë ndërhyrjes, shkopi që ai mban në dorë thyhet.

Pamjet sjellin një tjetër moment nga tensionet e regjistruara gjatë protestës së 28 Nëntorit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.