BERAT

Situatë e tensionuar është regjistruar edhe në në KZAZ Nr.64 në Berat, pas kërkesës së kryetarit të bashkisë për lirimin e ambjenteve në zbatim të dekretit të presidentit të Republikës.

Policia e Beratit, e bërë gardh pranë KZAZ, ka penguar përfaqësues e mbështetës të opozitës të hyjnë në ambjentet e KZAZ –së .

Përplasje janë shënuar ndërsa mbështetës të opozitës kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë për të hyrë brenda ambjenteve të KZAZ nr. 64, e cila ndodhet brenda ambjenteve të Pallatit të Kulturës në Berat. Në krye të protestuesve është i derguari i kryesisë së PD-së për Qarkun e Beratit dhe njëkohëshisht anëtar i kryesisë së PDHS-së,Eno Bozdo. Në mbështetje të forcave të Rendit, në Berat kanë zbarkuar edhe punonjës të FNSH.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko