Skip to content

Brukseli “zjen” për udhëheqësit e rinj të BE-së: a do jetë Manferd Weber në krye të KE-së?

GettyImages 1026939412

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian miratuan Programin Strategjik 2019-24 të enjten mbrëma në Bruksel, për forcimin ekonomik dhe politik të Bashkimit dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe lirive.

Një diskutim të nxehtë pati në lidhje me zgjedhjen e drejtuesve të rinj, veçanërisht të Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Parlamentit Evropian.

Samiti i ri urgjent mbi temën e udhëheqësve pas zgjedhjeve duhet të mbahen më 30 qershor, sipas Brukselit.

Sipas disa raportimeve gazetareske, krerët e shteteve ose qeverive të BE-së duan që të luajnë një rol të rëndësishëm, por gjithashtu të sigurojnë mbështetje në PE, ku asnjë grup i partive politike në zgjedhjet e fundit nuk qe dominues.

Më konkretisht, zgjedhja e Presidentit të ri të KE-së është bërë e ndjeshme, e njëherësh dhe e  komplikuar, pasi socialistët dhe liberalët e kanë bërë të qartë se nuk do të mbështesin kandidatin e djathtë nga EPP, Martin Weber, edhe pse ai fitoi mbështetjen e kancelares gjermane Angela Merkel.

Përballë tij si rivalë janë socialisti Frans Timmermans dhe liberalja Margrethe Vestager.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ishte shumë i gatshëm për Weber-in, tha se Parisi kërkon “një zgjidhje konstruktive dhe ekipin më të mirë në Evropë”.