Skip to content

Tjetër videomesazh/ Basha: Ejani në shesh, Rama po na dënon nga shtëpitë tona

Pak orë para fillimit të protestës kreu demokrat, Lulzim Basha ka shpërndarë një tjetër videomesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë.

 

Duke akuzuar qeverinë se po I dëbon shqiptarët nga shtëpitë e tyre dhe se po shpërdoron miliona lekë për rrugë, Basha u kërkon qytetarëve që t’I bashkohen protestës së opozitës.

 

“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”

 

Në videomesazhin e publikuar, Basha thekson gjithashtu se opozita nuk do të bëj asnjë hap pas.