Ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ka vazhduar aktivitetet
elektorale në Vlorë. Gjiknuri ka përdorur fjalën “tërmet” për të
përshkruar rezultatin e 30 qershorit; të njëjtën fjalë që sipas
përgjimeve të publikuara nga gazeta Bild ai përdori për zgjedhjet në
Dibër.
“Të dalim masivisht në votime. Ta bëjmë siç duhet, ta bëjmë “termet”
të vërtetë. Vlora ta japë votën dhe të çojë një sinjal në Tiranë se vota
e vlonjatëve ishte masive. Ti themi Edi Ramës faleminderit për ato që
ke bërë dhe je në borxh për pjesën tjetër të mandatit”.
Ndërsa gjatë një takimi në zonën e Shushicës, Gjiknuri theksoi se socialistët nuk blejnë vota.
“Forca e pushtetit qëndron tek vota. Nuk ka shans ta tjetërsosh votën
e popullit. Le të thotë ndonjëri që ne paskemi blerë zgjedhjet në
Vlorë! Ne e kemi merituar fitoren”.
Previous articleE fundit/ Shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në një tjetër shtetNext articleJep dorëheqjen regjisori, Top Channel anulon emisionin që mezi prisnim
