Skip to content

E fundit/ Shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në një tjetër shtet

Këshilli i Ministrave ka miratuar heqjen e vizave me një tjetër shtet.

Referuar marrëveshjes së miratuar në parim,  shtetasit nga
Bjellorusia nuk do të duhet më të aplikojnë për vizë për t’u futur në
Shqipëri.

Marrëveshja e miratuar në parim, është një marrëveshje e ndërsjelltë,
që do të thotë se edhe shtetasit shqiptarë që do të udhëtojnë drejt
Bjellorusisë, nuk do të kenë më nevojë të aplikojnë për vizë pasi
marrëveshja të marrë fuqi ligjore.