Historia e 18-vjeçarit shqiptar Stiven Bregu i cili rrezikon
depërtimin nga Britania e Madhe, pas refuzimit të kërkesës për azil, po
bën bujë në vendin ku ai po qëndron.
Në mbështetje të riut është nisur një peticion nga mësues dhe
qytetarë, të cilët kërkojnë ndalimin e deportimit të të riut shqiptar
dhe deri më tani janë mbledhur mbi 6 mijë firma.
Bregu shkoi i vetëm në Keynsham, në afërsi të Bristol, Angli, në
moshën 13-vjeçare për ti shpëtuar dhunës në familje dhe aty u dërgua në
një qendër për të mitur, ndërkohë që spikati me rezultatet e larta në
shkollë.
Por pasi mbushi moshën 18-vjeçare, Bregut iu mohua kërkesa për azil,
duke nisur praktikat e dëbimit, të cilat parashikojnë dëbimin deri më 15
korrik, shkruan BBC.
Mirëpo për shkak të rezultateve të larta në shkollë, ai ka lënë
mbresa të shumta, sa që mësuesi i tij Rob Shaw, mendoi që të lançonte
një peticion, në mënyrë që Stiven të vijojë të qëndrojë në Angli.
“Kemi investuar shumë për të. Ai është një pasuri e madhe për vendit.
Ka shkëlqyer në provime dhe ka arritur që të sigurojë një ofertë
lakmese nga një kompani për menaxhimin e pasurive, për shkak të aftësive
të shkëlqyera matematikore”, tha Shaw.
Ndërkohë vetë 18-vjeçari shqiptar thotë se ka investuar shumë në
mënyrë që të ndërtojë të ardhmen në Angli, të cilën tashmë e shikon si
shtëpinë e vetë.
