Skip to content

Dekreti për anulimin e datës së zgjedhjeve, Presidenti Meta i përgjigjet Kuvendit

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një letre i ka kthyer pergjigje kreu të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, lidhur me dekretin e nxjerrë prej tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Përmes sekretares së përgjithshmë të presidencës, Ornela Zonja, në përgjigjen e tij kreu i shtetit e quan proces të rremë, procedurat e nisura nga ky komision për të rrëzuar dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve.

 

Ndsër të tjera presidenti Meta ka theksuar se dekreti i tij është botuar në fletoren zyrtare dhe është i detyruar për të gjithë, përfshirë këtu edhe Kuvendin.