Skip to content

AKP-ja humbet Stambollin, i munduri Ylidirim: demokracia funksionoi, urime rivalit Imamoglu

thumbs b c b796770bfc00762f9bc94f5b70400105

Përfundimisht AKP-ja e Erdoganit e humbi Stambollin, pasi në zgjedhjet e përsëritura, kandidati CHP-së, Ekrem Imamoglu arriti të fitojë zgjedhjet përballë rivalit Binali Yildirim, ish-kryeministri i fundit para se Turqia të kalojë në Republikë presidenciale.

“Rivali im Ekrem Imamoglu po udhëheq aktualisht. E përgëzoj dhe i uroj suksese”, tha Yildirim pas shpalljes së rezultateve të para jozyrtare, për të shtuar më pas: “ne do të përpiqemi ta mbështesim atë në çdo punë që do të bëjë në emër të qytetarëve të Stambollit”.

“Zgjedhje do të thotë demokraci. Këto zgjedhje treguan edhe një herë se demokracia në Turqi funksionon në mënyrën më të mirë”, theksoi Yildirim.

Zgjedhjet për Stambollin u përsëritën pas një ankimimi të AKP-së, me pretendimin se pati shumë parregullsi.