Skip to content

Çekia me protestat më të mëdha që nga post-komunizmi: në këmbë për flakjen e kryeministrit

Protestat më të mëdha

Qindra mijëra protestues kanë mbushur plot rrugët e kryeqytetit të Çekisë, Pragës, duke kërkuar që kryeministri Andrej Babis të japë dorëheqjen. Babis është duke u përballur me një hetim penal mbi mashtrim dhe është gjithashtu objekt i një hetimi për konflikt interesi, gjë për të cilat ai i mohon akuzat.

Organizatorët thonë se rreth 250,000 njerëz morën pjesë në tubim, por shifra nuk mund të verifikohet. Kjo thuhet të jetë protesta më e madhe që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.

Protesta u organizua nga grupi Million Moments for Democracy. Lëvizja është rritur nga një nismë e vogël studentore në një lëvizje masive.

Policia thotë se po heton akuzat se Babis fsheh pronësinë e një ferme dhe qendre konferencash të njohur si “Foleja e Storkut”, në mënyrë që të kualifikohej për një subvencion të BE-së, të projektuar për të ndihmuar bizneset e vogla.

Babis po hetohet penalisht për shkak të akuzës se ka abuzuar me rreth 2 milionë euro subvencione nga Bashkimi Evropian, 10 vite më parë.

I konsideruar si njeriu i dytë më i pasur në Çeki, Andrej Babis i ka mohuar akuzat.