Skip to content

Ngritja e Kushtetueses, Soreca takon kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim këtë të hënë me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.

 

Takimin e ka njoftuar vetë Meta në një postim në profiling e tij zyrtar në Twitter, ndërsa thekson se në fokus të bisedës ka qenë puna për përzgejdhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

 

“Sot takova Ardian Dvoranin, kryetarin e KED, i cili më informoi me hapat e fundit të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, Inspektoriatin e lartë të Drejtësisë, në kuadër të Reformës në Drejtësi. Është thelbësore që gjykata Kushtetuese të jetë funksionale sa më parë.”

Today I met the JAC Chair #ArdianDvorani to be updated on final stages of Council’s work on selection of candidates for #ConstitutionalCourt and #HighJusticeInspector in the context of #justicereform. It is fundamental that the Court is functional in the shortest time possible. pic.twitter.com/7XulpCGvuz

— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) June 24, 2019