Vendimi i Kolegjit Zgjedhor që la në fuqi 30 qershorin si datë të zgjedhjeve është pasqyruar sot edhe nga dy mediat prestigjioze “New York Times” dhe “Washington Post”.

Më poshtë lexoni artikullin e botuar prej tyre:

Institucioni më i lartë ligjor i zgjedhjeve në Shqipëri vendosi të hënën në favor të mbajtjes së zgjedhjeve lokale këtë fundjavë, duke shmangur vendimin e presidentit të vendit për t’i anuluar ato.

Kolegji Zgjedhor me pesë gjyqtarë vendosi njëzëri se një parti e vogël politike, e cila kishte kërkuar të çregjistrohej bazuar në veprimin e Presidentit Ilir Meta, duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e së dielës.

Më parë këtë muaj, Meta tha se po anulonte zgjedhjet, duke u shprehur se ai kishte frikë se votimi do të ishte “jodemokratik” pa partitë opozitare të qendrës së djathtë, që e kanë bojkotuar dhe do të nxisnin një konflikt shoqëror. Opozita ka udhëhequr protestat që nga mesi i shkurtit, duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe duke kërkuar zgjedhje të reja të përgjithshme.(Tiranapost)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko