Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, gjatë një jave kanë proceduar 59 shtetas për vepra penale të ndryshme.

Sipas policisë gjatë javës që kaloi në gjithë qarkun e Beratit janë proceduar penalisht 62 shtetas, nga të cilët:3 janë arrestuar në flagrancë, 59 janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa janë plotësuar 2 kërkesë padi për tu paisur me urdhër mbrojtje. Nga shërbimet e qarkullimit rrugor dhe ato të rendit janë vendosur 314 masa administrative, si dhe është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, pasi drejtonte mjetin në gjendje të deh-ur.

Në të gjithë qarkun po vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narko-tike. Shërbimet e Policisë do intensifikojnë punën me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko