Skip to content

Rama në Kukës/ PD letër policisë: Tubim për të mbrojtur demokracinë   

Dega e Partisë Demokratike në Kukës I ka dërguar një shkresë policisë dhe bashkisë së këtij qyteti ku ka këkruar të zhvillojë një tubim urgjent në formën e marshim-protestës.

 

Ky vendim ka ardhur pasi kryeministri Rama do të zhvillojë këtë pasdite në qytetin e Kukësit takimin e radhës elektoral ku do të kërkojë votëbesimin e qytetarëve për kandidatin e PS.

 

Në shkresën drejtuar policies, dega e PD në Kukës thekson se qëllimi tubimit është që të mbrojë demokracinë.