Pavarësisht retorikave politike mazhorancë-opozitë, Partia Socialiste duket e vendosur për të zhvilluar procesin zgjedhor të 30 Qershorit.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka qenë e pranishme në njësinë 7 të kryeqytetit ku ka zhvilluar një dialog të zgjeruar me banorët e kësaj zone.

Ajo ka shkëmbyer një serë bashkëbisedimesh me grupmosha të ndryshme, ku ka dëgjuar shqetësimet, sugjerimet por edhe vlerësimet e tyre.

Teksa thekson rëndësinë e datës së zgjedhjeve, Gjonaj siguron se prespektiva e qytetarëve gjendet përpara.

“U mblodhëm të gjithë #Bashkë në sheshin pranë  Shkollës “Dhora Leka” në Njësinë 7, ku flasin vetë si dëshmi punët konkrete të bëra nga#BashkiaTiranë.

 Fokusi kryesor i punëve të mira në këtë zonë ka qenë për gjeneratën e ardhshme të qytetit, fëmijët .

 Edhe më shumë besim se ditët më të mira janë përpara!

#30Qershor

#PartiaSocialiste”, nënvizon ministrja Gjonaj në rrjetin social Facebook, duke ndarë edhe disa fotografi të takimit. ()

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re