Skip to content

Policët përballen me gjarpër gjigant (Foto)

Dy policë në Australi, janë përballur me një gjarpër gjigant, teksa kanë qenë duke patrulluar në veri të Cairns në Queensland.

Pitoni, i cili është vlerësuar si 5 metra i gjatë ka vazhduar rrugën e tij, teksa dy punonjësit e policisë prisnin që ai të kalonte në anën tjetër të saj.

“Ne duhej të prisnim sa ai të kalonte në anën tjetër të rrugës” është shprehur Ben Tome, i cili i ka bërë dhe foton gjarprit.